Gëzuar Vitin e Ri 2009 nga Webfaqe.Ch
Vitin që lëm pas ishte një vit historik për popullin Shqiptar.
Viti 2008 filloi me ndrrimin e liderëve Kosovar. Pastaj me 17 Shkurt liderët Kosovar shpallen Pavarësin e Kosovës. Prandaj viti 2008 mund të quhet një vit i ralizimit të ëndërrave tona shekullore. Me shpalljen e pavarësis erdhi edhe njohja e Kosovës si shtet nga 53 shtete botrore. Megjithëse ky numër nuk ishte aq sa ishte folur para pavarësis sidoqoft shpresojm që viti 2009 do të sjell një numer më madh të shteteve të cilat do të njofin Kosoven si shtet të pavarur. Prilli na solli lirimin e Ramush Haradinaj, ish kryeministerit Kosovar.
Ndër ngjarjet tjera kryesore të vitit 2008 për Kosoven ishin edhe hyrja e kushtetues në fuqi, pritja e presidentit dhe kryemisterit Kosovar nga presidenti Amerikan, donacionet nga shtetet tjera për Kosoven, marveshja gjashtëpikësh, shtrirja e EULEX-it nëper Kosovë, si dhe mos të harrojm përfaqësimin e Kosovës si shtet nga Zana Krasniqi në Miss Universe 2008.
Ndërsa në Shqipëri ndër ngjarjet kryesore te vitit 2008 ishin marrja e ftesës për antarsim në NATO si dhe shpërthimi ne Gërdec.
Për Maqedonin viti 2008 ishte nje vit jo i favorshum. Maqedonia nuk arriti të marrë ftes për antarsim në NATO si dhe në Bashkimin Evropian.
Cfarë mendoni? A mund të quhet viti 2008 si vit i suksesëshum për popullin Shqiptar?
Cfarë mendoni se viti 2009 do të na sjell? Cilat do të jen prioritet për vitin 2009?
Me respekt,
Webfaqe.Ch
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment